Eagle of the Adriatic

Europort Shengjin “Dragon of the Adriatic”

Durrës - Punimet për rritjen e kapaciteteve përpunuese të portit të shëngjinit janë inspektuar nga Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto.

Gjatë kqyrjes nga afër të punimeve, Haxhinasto ka deklaruar se shume shpejt ky port do te rrise volumin e sherbimeve si dhe do te diversifikohet qe te jete edhe ne sherbim te pasagjereve dhe turizmit.

Haxhinasto foli edhe për projektin e portit te ri te shëngjinit, për të cilin tha eshte i nevojshme pasi synohen që të realizohen edhe ato sherbime qe sot nuk mundesohen ne portet shqiptare.

“Shumë shpejt ky port do të rrisë kapacitetin e tij, do të rrisë volumin e shërbimeve e tij, edhe duke e diversifikuar atë, duke kaluar edhe nga mallrat te pasagjerët, tek turizmi, pnanifikojme të ndërtojmë një pjesë për portin turistik. Volume e sotme që ka ky port që janë rreth 300 mijë ton, shumë shpejt mund të dyfishohen dhe trefishohen”, tha Haxhinasto.

Viziten e tij ne shengjin, Ministri i Transporteve e shfrytezoi per te pare vendin ku do te ndertohet porti i ri si dhe per te diskutuar per mundesite qe ofron kjo portë detare jo vetëm për veriun e vendit por edhe për Kosovën.